Në kohët e fundit Premier League ka fituar terren në lidhje me një transferim të mundshëm të Milinkovic – Savic gjatë verës.
Protagonist do të kërkojë të jetë Arsenali , ekip i cili pas shumë vitesh arriti të kualifikohej për në Champions League duke zhvilluar një sezon mbresëlënës në kampionat por fatkeqësisht nuk mundi të mposhtë furinë e Manchester City-t.
Mikel Arteta ka formuar një grup lojtarësh që të bëjnë të shpresosh dhe pritet që ‘’ Topchinjtë ‘’ të rikthehen më të fortë në sezonin vijues, të cilët fillimisht do të japin maksimumin gjatë merkatos së verës.
Milinkovic- Savicit, lojtar që është tentuar nga disa klube të elitës gjatë viteve te fundit i kanë trokitur në derë kryeqytetasit , objektivi i të cilëve është përforcimi i mesfushës , repart i cili pati disa luhatje pavarësisht performancës së anglezëve.
Sipas informacioneve të fundit , drejtuesit janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për 28 vjeçarin , shifër e cila siç dihet nuk i përmbush pritshmëritë e presidentit Claudio Lotitto, pavarësisht se kontrata e Milinkovic- Savic me lacialët përfundon në 30 qershorin e 2024-tës .
Numri një i italianëve shquhet për fanatizmin ndaj lojtarëve më të spikatur të skuadrës së tij , e cila do të performojë në Champions League në sezonin vijues, një fakt për tu marrë në konsideratë që me siguri do ta bëjë edhe më të fortë rezistencën e 66 vjeçarit.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.