Skuadra e Interit është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kjo për shkak të rrethanave që e shoqërojnë klubin me pronarë kinez. Së fundmi mediat atje kanë bërë me dije se duke nisur nga 9 marsi klubi do të ndryshojë emër, por edhe logo.
Aktualisht zikaltërit janë të rregjistruar me emrin Football Club Internazionale Milano, ndërsa pas fushatës së re që lidhet me marketingun do të titullohet thjeshtë Inter Milano.
Për këtë “restyling” kompania Suning që ka pronësinë e klubit po punon prej muajsh, ndërsa ndryshimi i emrit shoqërohet edhe me ridizenjimin e logos historike të krijuar që në vitin 1908.
Këto ndryshime të lajmëruara kanë sjellë shumë reagime te tifozët e klubit, të cilët janë të ndarë në dy kahë. Gjithsesi Interi nuk është skuadra e vetme që po bën diçka të tillë, pasi hapa të ngjashëm ka ndjekur edhe Juventusi.



