Milan ritenton për Renato Sanchez

Milan ritenton për Renato Sanchez

Pavarësisht se fokusi duhet të jetë vetëm tek ndeshjet e mbetura të Serisë A , Milani gjithmonë gjen vend për të menduar në lidhje me të ardhmen .

Kuqezinjtë po bëjnë maksimumin për të zbritur nga froni rivalët e përjetshëm por duke qenë se janë metrat e fundit të sezonit , merkatoja meriton gjithashtu një fokus të veçantë.

Largimi i Franck Kessies tek Barcelona sigurisht do të shkaktojë një boshllëk të madh tek italianët të cilët s’pranojnë të dorëhiqen nga Renato Sanchez. 

Favori i Milanit në këtë rast është se portugezi ka marrë vendimin të mos e rinovojë kontratën me Lillen dhe do të kenë një shans unik për ta transferuar në ‘’ San Siro ‘’ gjatë verës .

Francezët e shikojnë interesin e Milanit një mundësi për tu përforcuar në aspektin ekonomik por s’duhen harruar as Barcelona dhe Arsenali të cilat i sikletosin në njëfarë mënyrë shtatë herë fituesit e Champions Leagues të cilët kanë ndryshuar totalisht nën drejtimin e Stefano Piolit duke treguar forcën në Scudetto ku dominojnë prej shumë javësh dhe janë afër fitimit të titullit të 19-të. 

Sigurisht në rast suksesi , shanset e Milanit në merkato do të jenë edhe më të mëdha sepse çdo lojtar do ta vlerësonte maksimalisht  përfaqësimin e një ekipi kampionësh dhe drejtuesit tashmë e kanë marrë iniciativën kundrejt një oferte 30 milionë euroshe në adresë të Lilles për ishi-n e Swanseas.

Tani më shumë se kurrë , drejtuesit kuqezinj s’duhet të lëshojnë pe sepse ecuria është tejet entuziazmuese dhe po luftohet fuqishëm për ripërfshirjen e Milanit ndër klubet më të fuqishëm të globit dhe ndihma më e madhe e tyre është eksperienca e jashtëzakonshme e kësaj skuadre në kompeticionet pjesëmarrëse, sidomos në Champions League  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy