Interi gjen zëvëndësues për Onanan

Interi gjen zëvëndësues për Onanan

   Në merkaton e verës priten shumë ndryshime tek Interi, për faktin e problemeve të theksuara në aspektin ekonomik.

Zikaltërit duhet ti japin dritën jeshile largimeve gjatë kësaj periudhe për të evituar ndonjë pakënaqësi në të ardhmen .

Thuhet se Andre Onana do të bëjë gati valixhet , kartoni i të cilit aktualisht vlerësohet në 60 milionë euro , por italianët kanë reaguar menjëherë dhe janë fokusuar tek portieri i Empolit Guglielmo Vicario. 

Pavarësisht se akoma nuk kanë filluar negociatat ndërmjet palëve, 26 vjeçari mbetet një opsion për tre shtyllat dhe zikaltërit janë gati të shpenzojnë një shifër të konsiderueshme për ta transferuar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

Rrëshkitja e menjëhershme e Interit në Serinë A , në njëfarë mënyre është justifikuar me ecurinë në Champions League, ekip i cili do të përballet me Milanin në gjysëmfinale pas shumë vitesh , ekzaktësisht që nga sezoni 2002-2003.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy