Tifozi shfaq probleme në stadium, ndërpritet ndeshja Watford-Chelsea

Tifozi shfaq probleme në stadium, ndërpritet ndeshja Watford-Chelsea

Ndeshja mes Watford dhe Chelsea u ndërpre pas 14 minutave lojë. Shkak për këtë është bërë një tifoz në shkallët e stadiumit, i cili ka shfaqur probleme shëndetësore.

Pas kësaj, stafet mjekësore nga të dyja skuadrat, kanë shkuar te tifozi, për të dhënë ndihmën e tyre. Fillimisht u raportua nga mediat angleze, se tifozi pësoi atak kardiak. Ndeshja u ndërpre për rreth 30 minuta dhe më pas skuadrat u rikthyen në fushë.

Lojtarëve iu bë e ditur se tifozi momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Në orët e ardhshme pritet të zbulohet se çfarë ka qenë realisht problemi i tifozit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy