Chelsea negocion me Lewandovskin

Chelsea negocion me Lewandovskin

Merkatoja e Chelseat vazhdon të hasë  shumë pengesa  . Londinezët akoma nuk e kanë gjetur formulën për të firmosur me Erling Haaland por drejtuesit e tyre janë lodhur nga pritja e stërgjatur  dhe e kanë vënë fokusin  tek një tjetër golashënues .  Kryeqytetasit i kanë qëndruar besnikë pistës Robert Lewandovski dhe kanë filluar negociatat me agjentin e polakut Pini Zahavi . Lajmi është raportuar nga britanikja ‘’ The Sun ‘’ ku  deklarohet se ky operacion do të jetë shumë i ndërlikuar  për arsye se  32 vjeçari është shëndërruar në një idhull tek Bayern Munchen.  

Gjermanët janë  të vetëdijshëm se largimi i mundshëm i ishi-t të Borussia Dortmundit nga  ‘’ Allianz Arena ‘’ do ti prishte ekuilibrat e një skuadre që aspiron gjithmonë për tituj dhe më e keqja do të ishte se do të fuqizonin një kundërshtar të mundshëm në Uefa Champions League .  Kontrata e  sulmuesit të lindur në Varshavë  mbetet në fuqi deri në 2023-shin  por e ardhmja do të varet nga negociatat që do të vijojë Pini Zahavi , marrëdhëniet e të cilit me gjermanët janë ftohur në muajt e fundit , fakt  që shkon në disfavor të kampionëve në fuqi të Bundesligës.

Para pak kohësh Bayerni mori një shuplakë të fortë me largimin e David Alabas tek Real Madridi dhe gjithashtu faktin e mos arritjes së akordit së rinovimit  me mesfushorin Leon Goretzka . Kjo situatë konceptohet si kaotike por në ditët vijuese pritet edhe reagimi i gjigandëve të Bavarisë  në lidhje me këtë situatë .

Nga ana tjetër 6 herë kampionët e Premier Leagues janë duke fërkuar duart sepse transferimi i Robert Lewandovskit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ do ti garantonte Thomas Tuchelit eksperiencën e munguar  në sulm pa anashkaluar shtimin e produktivitetit sepse  mbetet një ndër sulmuesit më rezultativë  në qarkullim .

 

 

 

                       

 

         

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy