
Trajneri Klodian Duro, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për ecurinë tejet pozitive të skuadrës së Erzenit deri tani.
Duro u shpreh se në Superiore po bëhet një garë e fortë, ndërsa shtoi se Erzenit në këtë moment, mund t’i mungojë vetëm eksperienca si klub për të ardhmen.
Po zhvillohet një garë e fortë që në fillim me surpriza të bukura. Ky fillim kaq i bukur, e bën kampionatin më intrigues.
E vetmja gjë që mund t’i mungojë Erzenit në këtë moment, është eksperienca si klub. Futbollistët pak a shumë të njëjtë janë. Aty janë falë punës që po bëjnë. Edhe këto pesë javë për Erzenin janë eksperiencë. Ajo e fituar në këto 5 ndeshje, dhe nëse janë të ftohtë ne mendime, kjo iu jep më shumë forcë.



