
Etapa e Antoine Griezmann tek Atletico Madridi do të përfundojë shumë shpejt dhe në zyrat e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ kanë nisur të merren shënime për ti gjetur sa më shpejt një zëvëndësues.
Tek spanjollët pretendohen titujt në çdo sezon duke qenë se konsiderohen një ekipet më të sikletshëm, në La Liga dhe Europë.
Diego Simeone në bashkpunim me drejtuesit menjëherë e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe flitet për Christos Tzolis, i cili aktivizohet për Club Bruggen.
Greku ka arritur një nivel impresionues, të reflektuar si në Jupiler Pro League ashtu edhe në Champions League, edhe pse belgët i dhanë fund eksperiencës në fazën e Play- Offit.
Në sajë të paraqitjeve dinjitoze nën urdhërat e trainerit Ivan Leko vlera e kartonit të 24 vjeçarit aktualisht i arrin 30 milionë eurot.
Enrique Cerezon e pret një sfidë jo e lehtë gjatë merkatos së verës i cili duhet me patjetër t’ia plotësojë dëshirat ‘’ El Cholos ‘’, i cili ndër vite ka dhënë gjithçka për ‘’ Los Colchoneros ‘’.
Mënyra e lojës së Christos Tzolis konsiderohet i përafërt me atë të ishi-t të Real Sociedadit pasi spikat për inkursionet ndërmjet linjave, shpejtësinë dhe gjithashtu të qënit i rrezikshëm në metrat e fundit.
Ta zëvëndësosh ish kampionin e botës nuk është aspak e lehtë por me kapacitetin që e karakterizon dhe njohjen ekselente për lojtarët besohet se numri një i stolit të kryeqytetasve do ti gjejë zgjidhjet.



