Koeman: Laporta tha diçka që nuk më pëlqeu

Koeman: Laporta tha diçka që nuk më pëlqeu

Trajneri i Barcelonës, Roland Koeman, ka folur në lidhje me marrëdhënien e tij me numrin 1 të klubit, Joan Laporta. Në fjalët e tij Koeman tha se marrëdhënia me presidentin është përmirësuar, por ky i fundit sipas Koeman, javën e kaluar tha diçka që trajnerit nuk i pëlqeu, duke krijuar spekulime të kota.

"Falë meje ky klub ka një të ardhme të ndritur. Unë nuk i referohem vetëm Pedrit, por janë edhe 4-5 lojtarë të tjerë të moshës 18-19 vjeç, të cilët do të jenë lojtarë fantastikë brenda 3-4 viteve.

Marrëdhënia me Laoprtan? Marrëdhënia ime me të është përmirësuar, por javën e kaluar ndodhi diçka që nuk më pëlqeu. Ai foli shumë dhe nuk ishte i kujdesshëm në ato që thoshte. Edhe kur gjërat nuk funksionojnë ashtu siç duhet, ta keni të qartë se keni një të ardhme të ndritur falë trajnerit. U krijuan spekulime të kota.”, tha Koeman.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy