
Ish-futbollisti, Antonio Cassano, ka folur së fundmi për Milanin, ku nuk i kursen kritikat për kuqezinjtë.
Sipas tij, skuadra e Pioli do të eliminohet në grupet e Champions League, madje thotë se do e mbyllin të fundit në renditje.
Milan dukej patetik në ndeshjet kundër Interit dhe Newcastle. Ishte një pamje e shëmtuar.
Me atë nivel futbolli, skuadra nuk do të arrijë të kualifikohet dhe mendoj se do të eliminohet nga Champions League në fazën e grupeve.
Kam një parandjenjë se Milan do të përfundojë në vendin e fundit të grupit.



