Atletico Madridi, insiston për Kang-in Lee

Atletico Madridi, insiston për Kang-in Lee

Dihet se gjatë merkatos së verës tek Atletico Madridi do të ketë disa ndryshime. 

Largimi i Antoine Griezmann nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të lërë një boshllëk në ofensivë duke qenë se do të veshë bluzën e Orlando City-t, situatë e cila duhet të zgjidhet menjëherë nga bordi drejtues. 

Traineri Diego Simeone ka menduar për Kang-in Lee i cili po zhvillon sezonin e tretë me Paris St Germain.

 Koreano-jugori është një element shumë cilësor në metrat e fundit, gjithashtu i shpejtë, teknik dhe tejet këmbngulës. 

Përshtatja në disa pozicione të sulmit i jep një lloj avantazhi, fakt për të cilin ‘’ El Cholo ‘’ është koshient. 

Për më tepër rikthimi i mundshëm në Spanjë i jep garanci Kang-in Lees duke qenë se i njeh shumë mirë ‘’ Los Colchoneros ‘’. 

Tek ‘’ Les Pariziens ‘’ aziatiku nuk është i paprekshëm dhe largimi i ish fituesit të Botërorit me ‘’ Trikolorët ‘’ në 2018-tën pa dyshim i garanton një vend titullari në 11-shen e trainerit argjentinas. 

Do të jetë një periudhë determinante për nxënësin e ‘’ Luchos ‘’ i cili në sezonin aktual ka kontribuar me 3 gola dhe 4 asiste në 32 sfida, me kampionët në fuqi të Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy