Në çdo merkato, drejtuesit e Real Madridit gjithmonë kanë shprehur interes për talentët e rinj . Zbuluesi i tyre Juni Calafat tanimë ka deklaruar tre emra të cilët mund ti vine në ndihmë ‘’ Galaktikëve ‘’ në pozicionet përkatëse . I pari është Benjamin Sesko, golashënues që po impresionon me Leipzigun dhe tanimë është bërë pjesë e listës së kryeqytetasve. Një tjetër lojtar është edhe Evan Ferguson i Brightonit. Nga specialistët irlandezi krahasohet me Erling Haaland, por karakteristikat e lojës së tij janë të ndryshme, për arsye se spikat për adaptimin në disa pozicione të ofensivës. As Antonio Nusa nuk i ka shpëtuar syve të mprehtë të Juni Calafat. 18 vjeçari po shkëlqen në rradhët e Club Brugges në këtë fillim sezoni, i cili ka rezultuar shumë i rrezikshëm për mbrojtësit kundërshtar.



