Shtohen pretendentët për Insigne

Shtohen pretendentët për Insigne

 Mungesa e akordit për rinovimin e kontratës ndërmjet Napolit dhe Lorenzo Insignes është shëndërruar në një gangrenë për presidentin Aurelio Di Laurentis .

Italiani akoma se ka gjetur formulën e duhur për të blinduar qëndrimin e perlës së sulmit në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ dhe pas dere jo vetëm që janë pretendentë interesantë por janë shtuar me kalimin e ditëve .

Pas Milanit dhe Interit  është Toronto që preferon transferimin e  30 vjeçarit në Major League Soccer .

Ndër vite Amerika ka shërbyer si trampolinë për lojtarët e mëdhenj për ta finalizuar karrierën në një kampionat që ka fituar shumë pikë duke u shëndërruar në një destinacion potent për yjet në Europë .  Sipas ‘ Calciomercatos ‘ deklarohet se amerikanët kanë vënë mbi tavolinë një ofertë të bujshme për kampionin në fuqi të Europës me ‘’ Azurrët ‘’ sepse kërkojnë që të ngrejnë nivelin e skuadrës me ekstremin napoletan.

Gjithsesi ashtu siç parashikohej ‘’ Il Partenopei ‘’ nuk pranojnë të dorëzohen sepse janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ishi-t të Pescarës në skemat e Luciano Spalletit dhe  duan të vijojnë ecurinë e mrekullueshme në Serinë A duke u mbështetur përsëri tek kontributi i ‘’ Lorenzinhos ‘’.

Fakti se nuk e ul pretendimin mund të interpretohet edhe si një vetëvlerësim për gjithçka që i ka dhënë Napolit, drejtuesit e të cilit duhet të sforcohen  për të penguar largimin e tij .

Me 400 ndeshje të luajtura ,  114 gola dhe  91 asiste në 10 vite, Lorenzo Insigne është shëndërruar në një idhull për tifozerinë e zjarrtë napoletane  dhe parashikohet se Aurelio Di Laurentis nuk do ta lërë me kaq sepse konsiderohet një pjesë kyçe e italianëve .

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy