Goretzka afër rinovimit

Goretzka afër rinovimit

 

 Zërave të shumtë në lidhje me largimin e mundshëm të Leon Goretzkas nga Bayern Munchen ia ka mbyllur gojën vetë gjermani i cili është një hap rinovimit me  gjigandët e Bundesligës.   Kontrata e 26 vjeçarit merr fund në  30 qershorin e 2022-shit por duket se midis palëve ekziston harmonia e duhur e cila do ti japë shansin Bayernit për të vijuar pasjen në organikë të një lojtari tepër cilësor . 

Një situatë të ngjashme kampionët në fuqi të Gjermanisë e kanë përjetuar edhe me anësorin Joshua Kimmich i cili blindoi qëndrimin në ‘’ Allianz Arena ‘’ deri ne 2026-tën  dhe parashikohet se të njëjtën rrugë do të bëjë edhe bashkombasi i tij .  

Me mbërritjen nga Schalke  në verën e 2018- tës 04 Leon Goretzka arriti shumë shpejt të adaptohet tek kjo skuadër ku kërkesa e llogarisë është nga më të lartat dhe  numëron në total  117 ndeshje , 25 gola dhe 26 asiste  duke konfirmuar kështu se mbetet i pazëndësueshëm për trainerin Julian Nagelsmann . Një fakt interesant është se  Bayern Munchen shquhet për ruajtjen e organikës me lojtarët më të spikatur duke treguar respektin ndaj komponentëve që i kanë dhënë shansin për fitimin e  shumë trofeve gjatë viteve . 

Sezoni për Leon Goretzkan po vijon me ritme pozitive dhe deri në këtë stad është aktivizuar në 5 ndeshje  dhe është pranë marrjes së një vendimi shumë të rëndësishëm në karrierë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy