
Vinicius Junior është krthyer në një nga pikat më të forta te Real Marid. Sulmuesi brazilian, ishte protagonist edhe ndaj Chelsea në Champiosn League, teksa dha asistin për golin e parë të Benzema.
Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, Vinicius, është kthyer në një lojtar të papërmbajtshëm në fushën e lojës. Edhe vetë lojtari, në një prononcim të dhënë së fundmi, nuk i ka kursyer fjalët e mëdha për trajnerin italian, për të cilin tha se dëshiron ta ketë edhe te Brazili.
Do të doja të qëndroja përgjithmonë te Reali, është klubi më i mirë në planet. Është emocion i veçantë të luash në Champions League. Për mua Ancelotti është trajneri më i mirë në botë. Do të doja që të ishte trajneri im te Reali edhe te Brazili.
Gjatë këtij sezoni , 22-vjeçari e ka gjetur rrugën e rrjetës 21 herë në të gjitha kompeticionet. Vinicius numëron edhe 16 asiste.



