
Marco Asensio, pritet të vazhdojë karrierën te skuadra e Barcelonës, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, sulmuesi ka arritur një marrëveshje të fshehtë me katalanasit dhe në verë do të firmosë kontratë 4-vjeçare.
26-vjeçari do të dalë si lojtar i lirë në verë dhe pritet të bashkohet me Barcelonën me parametra zero. Në rast se diçka e tillë do të ishte e vërtetë, atëherë kjo mund të quhet si tradhtia më e madhe për Real Madrid dhe nuk do të pritej aspak mirë nga tifozët.



