Fitore minimale për Skënderbeun dhe Partizanin

Fitore minimale për Skënderbeun dhe Partizanin

Fitore identike të Skënderbeut dhe Partizanit, respektivisht përballë Kastriotit dhe Kamzës në ndeshjet përmbyllëse të javës së 11-të të Superiores. 1-0 ishte rezultatit përfundimtar si në Korçë dhe Tiranë, me diferencën mes kryesuesve që mbetet e pandryshuar, 1 pikë. Kampionët në fuqi të Superiores dhe “Demat” shkëputen ndjeshëm nga Kukësi i vendit të tretë (7 më shumë Skënderbeu dhe 6 Partizani).

Në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës sfidën e vendosi goli i Gjergji Muzakës në minutën e 30-të. Pas kombinimit të Bregut me Abazin, ky i fundit krosoi për sulmuesin veteran, që me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Pavarësisht humbjes, duhet pranuar që krutanët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, madje në fund të pjesës së parë ishin të pafat teksa tentativat e Domgjonit dhe Ymerajt përfunduan jashtë.
Skënderbeu iu afrua golit të dytë me Oto John në minutën e 85-të, por portieri Kuka mbajti deri në fund në lojë miqtë, që gjithsesi dolën pa pikë nga kjo sfidë.

Edhe më e bukur sfida mes Partizanit dhe Kamzës në një “Selman Stërmasi” “të akullt”, ku shpëtimtari i të kuqve rezultoi Bruno Telushi, i cili në momentin e ekzekutimit të një këndoreje në fillim të pjesës së dytë arriti të shtyjë drejt rrjetës topin e kthyer nga Avdyli e të goditur fillimisht po prej tij.

Në pjesën e parë Mala u ndal nga shtylla, ndërsa pak para se të shënohej goli nga Telushi edhe goditja-kros e Ibrahimit u stampua në shtyllë.

Me shumë fat Partizani në minutën e 77-të, kur tentativa nga jashtë zonës së Frashërit sërish preku shtyllën, me Hoxhën që mbeti i shtangur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy