
Vënia në shitje e Artem Dovbyk nga drejtuesit e Gironas, menjëherë është pasuar me interesin e atyre të Atletico Madridit.
Megjithatë, ky lajm është përgënjeshturar nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano i cili ka theksuar se sulmuesi vijon të jetë shumë i rëndësishëm për katalanasit.
Vlera e prishjes së kontratës me skuadrën risi të La Ligas në sezonin aktual i arrin 40 milionë eurot por edhe Napoli së fundmi ka trokitur në derën e 26 vjeçarit.
Ja vlen të nënvizohet se nuk mbaron me kaq sepse edhe Chelsea dhe Paris St Germain do të zhvillojnë një supersfidë për golashënuesin, i cili konsiderohet zëvëndësuesi ideal i Alvaro Moratas dhe Angel Correas, gjithmonë nëse do të largohen nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Në sezonin aktual ishi i Dnipros numëron 20 gola në 35 sfida, një shifër e cila meriton duartrokitje.
Gjithashtu Artem Dovbyk ka kontribuar në kualifikimin për të parën herë në histori të Gironas në Champions League por duhet parë se si do të reagojnë drejtuesit e spanjollëve për nxënësin shembullor të trainerit Michel.
Për këtë arsye do të jetë shumë e vështirë si për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ ashtu edhe për ‘’ Les Pariziens ‘’ për ta larguar nga ‘’ Montilvi ‘’, sidomos nëse i referohemi situatës aktuale të Gironas, një ndër ekipet më të frikshëm të La Ligas.



