Mario Hermoso, objektiv i Bayer Leverkusenit

Mario Hermoso, objektiv i Bayer Leverkusenit

Eksperienca e Mario Hermosos tek Roma nuk po rezulton ashtu siç pritej.

Spanjolli ka patur ulje-ngritje të vazhdueshme por ky fakt gjithsesi është shoqëruar me interesin e një ekipi cilësor.

Bëhet fjalë për Bayer Leverkusenin, fitues në fuqi i Bundesligës dhe nënkampion i Europa Leagues.

Tekniku Xabi Alonso e shikon si një përforcim për krahun e majtë të mbrojtjes dhe tashmë për të janë hapur dyert e ‘’ BayArenas ‘’.

Sipas Fabrizio Romanos, në mendjen e ish mesfushorit të Liverpoolit po qarkullon edhe emri i Mika Faye, pjesë e francezëve të Rennes.

Drupal Ad

29 vjeçari ka një eksperiencë të konsiderueshme mbi supe dhe pavarësisht se kontrata me Romën i përfundon në 2026-tën, mungesa e protagonizmit mund ta bëjë që shumë shpejt të largohet nga ‘’ Olimpico ‘’.

Interesi i Bayer Leverkusenit mund të jetë nisja e një etape ndryshe në karrierë, skuadër tejet kompetitive, sidomos në kampionatin gjerman.

Në sezonin aktual, i pari në rradhët e kryeqytetasve, ishi i Espanyolit numëron 1 gol në 13 sfida, statistika të shoqëruara me një lojë bindëse, tek ky ekip në të cilin presioni është shumë i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy