
Orët e fundit kanë theksuar një zhvillim të rëndësishëm tek Manchester City. Numri një i pankinës i famshmi Pep Guardiola i ka bërë me dije drejtuesve të bardhekaltërve dëshirën e zjarrtë për të transferuar Erling Haaland në të famshmin ‘’ Etihad Stadium ‘’. Këtë lajm e ka konfirmuar portali britanik Sunday Express i cili e pozicionon golashënuesin e Borussia Dortmund si objetivin kryesor për repartin e avancuar .
Largimi i Sergio Agueros me siguri do të lërë një boshllëk të madh tek gjigandët e Premier Leagues dhe evolucioni i mrekullueshëm i 20 vjeçarit me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ do ti rezultonte shumë efektiv skemave të trainerit spanjoll. Ky lajm bombastik nuk i ka shpëtuar as ‘’ Daily Star ‘’ portal që ka deklaruar se sheikët e presidencës se Manchester City-t kanë përgatitur shifrën e 150 milionë eurove për ta transferuar në gjirin e tyre .
Një rrugë e tillë parashikohet si shumë e ndërlikuar sepse do ti duhet të bindin drejtuesit e Borussia Dortmundit dhe gjithashtu agjentin e tij italianin Mino Raiola i cili vlerësohet si një ndër më të mirët në qarkullim. Gjithsesi ashtu siç është përmendur edhe në kohët e fundit të ashtuquajturve ‘’ Citiziens ‘’ do ti duhet të mposhtin konkurrencën të Chelseat , Manchester United dhe Tottenham Hotspurit që mbeten shumë potentë si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik .
Tashmë mund të reflektohet me bindje të plotë se çështja ‘’ Haaland ‘’ është shëndërruar në një telenovelë në të cilën çdo kapitull bëhet edhe më interesant me kalimin e ditëve . Fakti që nuk duhet harruar dhe që njëkohësisht mund të konsiderohet më i veçanti në këtë histori është se me potencialin e tij të jashtëzakonshëm do të përshtatej në mënyrë të padiskutueshme dhe shumë të shpejtë tek çdo ekip që do të ketë fatin ta ketë në përbërje gjigandin e lindur në Leeds .



