Janë bërë publike formacionet e Partizanit dhe Tiranës në prag te derbit. Partizani pritës rreshtohet me Belicën dhe Bitrin në qendër të mbrojtjes dhe nga krahët Trashi me Idrizaj. Melo,Telushi dhe Broja do të ndihmojnë Broën dhe Solomon, që do të luajnë pas Bardhit.
Ndërsa Tirana vjen e plotë në këtë përballje, ku për trajnerin Egbo rikthehen Batha dhe Doka.
Ngoo pritet të jetë i vetëm në majë të sulmit ku pritet të hapë probleme në mbrojtjen e të kuqve, që vijnë me 5 mungesa të rëndësishme në këtë takim. Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren që të jenë pranë objektivave. Tirana vjen pas 2 humbjeve radhazi dhe një humbje në derbi do të kompromentonte rëndë vendin e parë. Ndërsa Sormani kërkon hakmarrjen pas humbjes së thellë 5-1 në derbin e fundit. Ndeshja starton në 20.45 në Air Albania, pa spektatorë.
Zv trajneri Reinaldo Kalari do të drejtojë Partizanin në këtë sfidë, pasi trajneri Sormani dhe ndihmësi i tij nuk kanë pranuar të jenë në pankinë pas situatës me koronavirus.



