
Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, ka folur para mediave, në prag të sfidës së nesërme ndaj Kastriotit. Ai ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, ndërsa shtoi se nuk mendon se skuadra e tij do të rrezikojë mbijetesën.
“Është një kundërshtar specifik që në çdo ndeshje jep maksimumin. Një kundërshtar agresiv në kuptimin e mirë të fjalës dhe në ndeshjet e fundit po luan mirë futboll. Ne kemi fituar dy ndeshje dhe duhet të bëjmë maksimumin të fitojmë edhe të tretën pasi na duhen pikët, po ashtu si kundërshtarit. Ndoshta ne diçka më shumë. Shpresoj të kemi edhe fatin me vete.
Nuk mendoj që do të kemi rrezik për mbijetesën. Ne duam të grumbullojmë sa më shumë pikë, të jemi të qetë. Ka edhe dy faza të tjera, dhe kemi besim se do të ngjitemi më lart në klasifikim.
Megjithatë, kjo bëhet duke fituar ndeshjet dhe duke grumbulluar pikët. Vërtet nuk fituam ndaj Egnatias, por ashtu si shkoj loja, ata që kanë luajtur futboll e dinë shumë mirë që ndonjëherë kur luan kundër 10 lojtarëve bëhet më e vështirë. Gabuam, pati raste kur kundërshtari rrezikoi, por ne patëm raste për ta fituar ndeshjen, por nuk ia dolëm.
Të tre këta lojtarë po vijnë nga dita në ditë duke u rritur. Akoma nuk janë në 100%, por në fushë po na ndihmojnë shumë me mundësitë që kanë. Sidomos Denisson dhe Lilaj po bëjnë shumë mirë. Reginaldo po bënë një program të veçuar stërvitor, dhe nga ndeshja tjetër do të bëjë edhe më shumë.
Imami dje është kthyer nga Covid, Sofranac mungon sepse vazhdon të jetë me temperature. Maliqi është në pikëpyetje. Megjithatë, ne nuk mund të justifikohemi pasi kemi lojtarë të aftë për të zëvendësuar mungesat dhe për të fituar ndeshjen.”, deklaroi Shkëmbi.



