
Lionel Messi është zyrtarisht lojtar i Paris Saint-Germain. Klubi francez e ka njoftuar përmes një video të postuar në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar, bëhet e ditur se po vjen një lojtar që ka fituar “Topin e Artë” 6 herë. I vetmi që e ka bërë këtë është pikërisht Messi.
Arritjen e marrëveshjes më parë e kishte konfirmuar edhe vetë babai i 34-vjeçarit, Jorge Messi, ndërsa tashmë edhe vetë klubi e ka bërë të ditur marrëveshjen.
Messi do të luajë në një klub të tjetër, pas 21 viteve si pjesë e Barcelonës, ku ai fitoi gjithçka.
Nesër pritet të bëhet edhe prezantimi i yllit argjentinas, ku ai do të flasë si një lojtar i PSG.



