
Faza e parë e sezonit të Atleticos ia ka qartësuar idetë Diego Simeones se si duhet të komportohet në vijimësi . ‘’ Los Colchoneros ‘’ po shijojnë një moment ndryshe nga e kaluara dhe këtë fakt e konfirmojnë me vendin e 5- të në La Liga pavarësisht se kanë shumë kohë në dispozicion për të ndryshuar historinë .
Megjithatë edhe në kohë të ndërlikuara ‘’ El Cholo ‘’ ka nxjerrë rezultate pozitive në lidhje me organikën dhe një ndër të preferuarit për të qëndruar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ është Thomas Lemar .
Francezi ka bërë hapa përpara duke ia shtuar entuziazmin trainerit argjentinas i cili beson maksimalisht në potencialin e mesfushorit . Kontrata e ishi- të Monacos do të finalizojë në 30 qershorin e 2023-shit por faktet janë kokëfortë dhe i imponojnë në një farë mënyre kryeqytetasve për të siguruar qëndrimin e tij tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , skuadër që konsiderohet ndër kockat më të forta në Primera Division dhe në Champions League .
Dëmtimet e njëpasnjëshme pavarësisht se ja kanë dëmtuar disi imazhin Thomas Lemarit , besimi i dhënë nga Diego Simeone është shpërblyer nga 26 vjeçari dhe kjo histori parashikohet se do ti vërë pikën zërave të kohëve të fundit mbi një largim të mundshëm nga Atletico .
Duke qenë se shquhet si një trainer që vlerëson edhe detajin më të vogël në funksion të sukseseve të mëtejshme, pritej që gjërat të shkonin drejt kësaj rruge dhe fatmirësisht i ka vënë në kohën e duhur pikat mbi i për të mirën e skuadrës së tij , e cila është shëndërruar në një kundërshtar tepër të frikshëm për çdo rival në kontinentin e vjetër .



