Pioli te Milan, detajet e kontratës

Pioli te Milan, detajet e kontratës

Ditë e rëndësishme për skuadrën e Milanit.Pas shkarkimit të teknikut Giampaolo, drejtuesit kanë vendosur të zyrtarizojnë mbërritjen e Stefano Piolit në krye të pankinës kuqezi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, vendimi është marrë që mbrëmjen e djeshme. Stefano Pioli ka firmosur një kontratë dyvjeçare me 1.5 milion euro në sezon të dakordësuara nga agjenti i trajnerit në takimin me drejtuesit.

Kontrata duhet të jetë elastike, falë edhe një “marrëveshjeje xhentëlmenësh” që lejon klubin, por edhe teknikun, të prishin marrëveshjen në bazë të rezultateve të arritura. Synimi i drejtuesve është vendi i katërt në kampionat si dhe kualifikimi në fazën e grupeve të UEFA Champions League të vitit të ardhshëm. Pas firmës së marrëveshjes, Pioli do të drejtojë skuadrën në stërvitjen e parë sot pasdite në Milanello. Tekniku i ri do të ketë dy javë në dispozicion për të përgatitur skuadrën në përballjen e parë zyrtare ndaj Leçes më 20 tetor.

Përshtati: TemA TV

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy