U largua nga Partizani, mesfushori del në stërvitje me klubin e njohur

U largua nga Partizani, mesfushori del në stërvitje me klubin e njohur

Esat Mala u largua para pak ditësh nga Partizani. Mesfushori bëri një hap të rëndësishëm në karrierë, teksa ka kaluar te skuadra e Giresunspor, e cila militon në elitën e futbollit turk.

Pasi u arrit marrëveshja dhe u mbyll gjithçka për këtë, Mala ka dalë në stërvitje me skuadrën e re, me të cilët shpreson të përshtatet sa më shpejt për të qenë gati dhe t’i japë një ndihmë të madhe në arritjen e objektivave.

Vlen të theksohet se Mala u largua nga Partizani pas 3 viteve si pjesë e të kuqve, me të cilët në sezonin e fundit luajti edhe si mbrojtës i djathtë. 22-vjeçarit i skadoi kontrata me “demat” në fund të sezonit dhe u largua si futbollist i lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy