
Duket se problemet në aspektin ekonomik nuk kanë të sosur për Barcelonën .
Drejtuesit janë të detyruar ti hapin derën e largimit disa lojtarëve për të shkurtuar rrogat , shifër e cila parashikohet se do të arrijë 200 milionë eurot.
Situata kaotike e ‘’ Los Cules ‘’ u reflektua edhe tek eleminimi nga grupet e Champions Leagues , i cili sigurisht do të mbetet gjatë në memorien e çdo komponenti të klubit por kanë edhe një shans të fundit në Europa League për të justifikuar në njëfarë mënyre këtë disfatë.
Disa lojtarë nuk e kanë bindur Xavi Hernandezin , ndër të cilët përfshihen Frenkie De Jong, Raphinha, Jordi Alba apo Ferran Torres dhe merkatoja e verës konsiderohet momenti ideal për të riorganizuar gjithçka në funksion të arritjes së objektivave.
Gjithsesi duhet theksuar se ‘’ Blaugranët ‘’ po zhvillojnë një sezon shumë të mirë edhe në La Liga dhe gjithashtu do të përballen në gjysëmfinalen e Kupës së Mbretit në një tjetër ‘ Superclasico ‘ kundër rivalëve të përjetshëm , sfida shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre.



