
Vendimi i Jurgen Kloppit për tu larguar nga Liverpooli në fundin e sezonit, sigurisht ka vënë në dyshim qëndrimin e peshave të rënda në ‘’ Anfield Road ‘’.
Një ndër më të përfolurit në orët e fundit është Virgil Van Dijk, i cili e përfundon kontratën me ‘’ The Redsat ‘’ në 30 qershorin e 2025-sës.
32 vjeçari prej shtatë sezonesh aktivizohet në rradhët e Liverpoolit, një ndër pikat referuese në prapavijë, i cili në lidhje me të ardhmen ka deklaruar :
“ Do të pres vendimin e drejtuesve. Ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time ‘’, ishin këto fjalët e qendërmbrojtësit.
Duke iu referuar këtij lajmi, drejtuesit e Real Madridit kanë shfaqur interes për Virgil Van Dijk, një lojtar me shumë eksperiencë, i cili mund të rezultojë një forcë e shtuar për kryeqytetasit.
Pavarësisht performancave shumë të mira, ‘’ Los Merengues ‘’ prej vitesh po hasin vështirësi në repartin defensiv, por duhet pritur se çfarë do të ndodhë në merkaton verore me ishi-n e Celticut.



