Dopietë golash dhe asist, Myrto Uzuni bën bomberin në Spanjë (VIDEO)

Dopietë golash dhe asist, Myrto Uzuni bën bomberin në Spanjë (VIDEO)

Myrto Uzuni po kalon momentin më të mirë në karrierë. Sulmuesi nga Berati, po shkëlqen me Granadan në La Liga2 në Spanjë. 

Shqiptari ishte sërish protagonist, në sfidën që Granada fitoi 5-0 ndaj Gijon. Uzuni ishte protagonist në tre golat e parë. 27-vjeçari dha asistin e golit të parë, ndërsa më pas realizoi dy golat e radhës për skuadrën e tij. 

Goli i dytë ishte me të vërtetë spektakolar, teksa pas një krosimi nga e djathta, Uzuni gjuan bukur me stil gërshërë, duke i mahnitur të gjithë. 
Ky është goli i tetë këtë sezon për Uzunin, që është kryegolashënues në La Liga2.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy