Gianluca Scamacca, mund të quhet lojtari më i ri i Atalantës. Klubi bergamask, ka mbyllur marrëveshjen me West Ham, për transferimin e sulmuesit italian.
Në fakt, Atalanta fitoi edhe garën me Interin, që dukej shumë pranë sulmuesit. Në arkat e West Ham do të paguhen 25 milionë euro, plus 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Gjithçka duket e mbyllur dhe lojtari pritet të mbërrijë në Itali në orët e ardhshme, për vizitat mjekësore.



