
Drita siguroi kualifikimin për në turin e tretë të Conference League, pasi mposhti skuadrën e Breidablik.
Këtë të mërkurë, skuadra nga Kosova mësoi edhe kundërshtarin e radhës, me të cilin do të përballet në turin tjetër.
Përballë gjilanasve do të jetë FK Auda, skuadër nga Letonia. Këta të fundit triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 4-1 ndaj Cliftonville.



