Sëmundja prekëse e Tabarez dhe rekordi i vendosur në këtë Botëror (FOTO)

Sëmundja prekëse e Tabarez dhe rekordi i vendosur në këtë Botëror (FOTO)

Trajneri i njohur i skuadrës së Uruguait, Oskar Tabarez, ishte një nga protagonistët që ra në syrin e të gjithë në sfidën që skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-0 përballë Egjiptit.

Tekniku 71-vjeçar vuan që nga vitit 2006 nga sëmundja “Guillain-Barre”, e cila prek sistemin nervor të njeriu dhe shkakton dobësimin e muskujve te gjymtyrët, duke mos përjashtuar as paralizën.

Në momentin që Gimenez realizoi golin e fitores kundër Egjiptit në minutat e fundit, Tabarez u ngrit nga stoli për të festuar golin duke harruar për pak minuta sëmundjen e tij.

Oskar Tabarez është trajneri që ka më shumë eksperiencë në Kampionatin Botëror duke marrë pjesë në katër të tillë.

I pari ka qenë në vitin 1990, i dyti në vitin 2010, i tretë në 2014 dhe Botërori që po zhvillohet në Rusi është i katërti për të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy