
Dëmtimi i Gabriel Jesus i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Arsenalit për të kërkuar një zëvëndësues të denjë për vijimësinë.
Momentalisht ‘’ Topchinjtë ‘’ janë lider të Premier Leagues dhe objektivi është evitimi i gabimeve, të cilat mund ti kushtojnë shtrenjtë deri në fundin e sezonit.
Për këtë arsye kanë menduar të shtojnë cilësinë në metrat e fundit dhe ai që ka tërhequr vëmëndjen e Mikel Artetas është Cody Gapko.
Sulmuesi zhvilloi ndeshje të mira me Hollandën në Botërorin e Katarit dhe për shërbimet e tij janë interesuar Bayern Munchen , Manchester United dhe Real Madridi, të cilët do të zhvillojnë një duel shumë të ashpër në merkaton dimërore që do të startojë në datën 1 janar.
22 vjeçari konsiderohet një ndër më të talentuarit e arenës europiane dhe e ka ndihmuar Psv Endhovenin për të bërë përpara , me 16 gola dhe 15 asiste në 37 sfida duke iu referuar sezonit aktual dhe sipas specialistëve klasifikohet ndër më të mirët e Eredivisies.
Ekipi i drejtuar nga ish golashënuesi Ruud van Nisterlooy ka një shans shumë të mirë për të mbushur arkat me largimin e Cody Gapko-s nga ‘’ Phillips Stadion ‘’ por paraprakisht drejtuesit e Psv Eindhovenit kanë theksuar se nuk do të pranojnë më pak se 60 milionë euro për referentin kryesor të ofensivës së ‘’ Los Rojiblancos ‘’.



