
Dihet se gjatë merkatove vijuese Liverpooli do të jetë protagonist i padiskutueshëm.
‘’ Të Kuqtë ‘’ po avancojnë me sukses nën drejtimin e Arne Slot dhe natyrisht përforcimet konsiderohen të domosdoshme.
Traineri hollandez po shqyrton me kujdes goditjet gjatë kësaj periudhe dhe një ndër të preferuarit është Vinicius Junior.
Situata e brazilianit tek Real Madridi nuk është edhe aq shpresëdhënëse dhe anglezët të mbështetur fuqimisht në aspektin ekonomik do të hidhen në ofensivë për ta transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’.
Javët e kaluara nuk kanë rezultuar optimalet për 25 vjeçarin, i cili është zëvëndësuar në disa raste nga Xabi Alonso duke lënë për të kuptuar se nuk e ka rëndësinë e dikurshme në 11-she.
Tek kampionët në fuqi të Premier Leagues po bëhen mirë llogaritë, sidomos nëse Mohamed Salah bën gati valixhet drejt Arabisë Saudite.
Ishi i Flamengos i plotëson kushtet e numrit një të stolit, për të cilin thuhet se presidenti Tom Werner do të ofrojë rreth 100 milionë euro.
Për më tepër lista nuk përfundon këtu sepse edhe Florian Wirtz bashkë me Alexander Isak janë në planet e drejtuesve të gjigandëve të Anglisë dhe jo vetëm.
Duhet theksuar se kontrata e Vinicius Junior me ‘’ Los Merengues ‘’ merr fund në 2027-tën, i cili është një ndër më të rrezikshmit në ofenvisë, pavarësisht ulje-ngritjeve, normale këto në futboll.
Liverpooli shquhet si tejet kompetitiv, kandidat potencial për fitimin e titujve në çdo sezon dhe në rastin konkret sigurisht pritet të jepet maksimumi nga krerët.
Në aktualin nxënësi i Xabi Alonsos ka shënuar 5 gola në 16 sfida, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë.



