Tahiri: Vllaznia dhe Egnatia u eliminuan nga përvoja, diferencën te Tirana e bëri mesfusha

Tahiri: Vllaznia dhe Egnatia u eliminuan nga përvoja, diferencën te Tirana e bëri mesfusha

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në “Skaner” në MCN TV, foli për eliminimin e skuadrave shqiptare në Europë. Sipas tij, Vllaznia dhe Egnatia e pësuan nga përvoja, ndërsa shtoi për rrogozhinasit se problemi ishte mbrojtja. Sa i përket Tiranës dhe kualifikimit ndaj Dinamo Batumi, Tahiri deklaroi se diferencën e bëri mesfusha. “Vllaznia dhe Egnatia u eliminuan më shumë për anën e përvojës. Egnatia e pësoi për shkak të mbrojtjes. Vllaznia luajti futboll e mbajti kundërshtarin në presion për 90 minuta. I kishte mundësitë edhe për gol tjetër, por duhet edhe fat. Me të tilla ekipe, duhet të futesh fort që në ndeshjen e parë. Për të ardhur keq për eliminimin. Njëjtë edhe për Partizanin ndaj Bates. Tirana, për të cilën thamë se e ka shumë të vështirë, ia doli. Diferencën e bënë lojtarët e mesfushës.”, tha Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy