Inter kalon me vështirësi Fiorentinën, në gjysmëfinale kundër Milanit

Inter kalon me vështirësi Fiorentinën, në gjysmëfinale kundër Milanit

Inter është bërë skuadra e dytë gjysmëfinaliste e Kupë së Italisë, pasi ka mposhtur në çerekfinale 1-2 Fiorentinën.

Në Firence ishin zikaltërit të cilët kaluan të parët në avantazh, duke realizuar me Vidal. Ky i fundit ktheu në gol një penallti të fituar nga Alexis Sanchez. Kaq në pjesën e parë, ndërsa në të dytën vjollcët baraspeshuan me një supergol të Koume-s.

90 minutat do të mbylleshin me këtë rezultat, ndërsa goli vendimtar do të realizohej pak sekonda para se skuadrat ti drejtoheshin penalltive. Ishte Lukaku ai që dërgoi topin në rrjetë pas një krosi të Barrela-s.

Në gjysmëfinale Inter do të ndeshet me Milanin në atë që konsiderohet si derbi i Madoninës. Ndërkohë dy çerekfinalet e tjera do të luhen sonte dhe janë mes Napolit dhe Empolit, por edhe mes Juventusit dhe Genoa-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy