
Sezoni për tu harruar i Atleticos është një shenjë e qartë se Diego Simeone duhet të intensifikojë punën gjatë merkatos për të mos mbetur përsëri në prapavijë në të ardhshmin .
‘’ Los Colchoneros ‘’ gjithsesi shquhen për shpirtin luftarak i cili i ka karakterizuar në vitet e fundit duke i finalizuar sforcot me trofe .
Argjentinasi do të mbetet në historinë e spanjollëve si një ndër teknikët më të suksesshëm dhe tashmë drejtori sportiv Andrea Berta ka iniciuar tratativat për të transferuar Lucas Boyen në ‘’ Wanda Metropolitano “.
Largimi i mundshëm i Luis Suarezit sigurisht do të prodhojë ndryshimë në ofensivën e furishme të kreyqytetasve dhe 26 vjeçari mbetet një opsion shumë interesant për të ndryshuar historinë në metrat e fundit.
Megjithatë tentativat e Atleticos nuk kanë mbetur me kaq sepse prej kohësh po interesohet edhe për Darwin Nunez për të cilin shumë ekipe të Europës përfshirë këtu edhe Newcastle United prej kohësh i kanë trokitur në derë Benfikës.
Revolucioni në sulmin e Atleticos konsiderohet i domosdoshëm sepse mbetja në prapavijë nuk përputhet me mentalitetin e Diego Simeones i cili kërkon ti kanalizojë sforcot në trofe , e jo vetëm në renditjen ndër më të mirët e Spanjës dhe të Europës.
Ndërsa për ishi-n e River Plates fjalët janë të tepërta sepse është një ndër më të mirët në 11-shen e Francisco Vilchez dhe prej dy sezonesh konsiderohet protagonist në një ekip modest si Elche, prioriteti i të cilës mbetet qëndrimi në elitën e futbollit spanjoll.
7 gola dhe 3 asiste në 23 ndeshje janë statistikat e argjentinasit i cili ka fituar shumë pikë me interesin e Atleticos dhe ndoshta drejtuesit e Elches mund ta konsiderojnë një plus shitjen e golashënuesit me qëllimin e mbushjes së arkave dhe të fuqizohen për të ruajtur ekuilibrat në tabelë dhe pse jo mos të tentojnë ndonjë surprizë të mundshme në kampionat.



