
Pas përgjigjes negative nga drejtuesit e Bayern Munchenit në lidhje me Michael Olisen tek Real Madridi po tentohet për një tjetër lojtar.
Traineri Jose Mourinho ka zgjedhur Yan Diomande, pjesë e Leipzigut. Rendimenti i treguar në Bundesligë e ka bindur ‘’ The Special One ‘’, i cili pas shumë vitesh është rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Jo vetëm ‘’ Galaktikët ‘’ por edhe Liverpooli, Arsenali dhe Manchester City po tentojnë për yllin nga Bregu i Fildishtë i cili sapo e ka nisur karrierën.
Sipas ecurisë do të jetë një ndër protagonistët e të ardhmes së afërt dhe nuk përjashtohet hyrja e ndonjë tjetër ekipi në garë për shërbimet e tij.
S’duhet harruar as Paris St Germain, kampion në fuqi i Champions Leagues, me një potencial të konsiderueshëm në aspektin ekonomik.
Duhet theksuar se drejtuesit e Leipzigut së fundmi refuzuan ofertën prej 100 milionë eurosh të Liverpoolit dhe 19 vjeçarit do ti duhet ta mendojë mirë hapin e rradhës, natyrisht determinant në karrierën e tij.
Ishi i Leganes e finalizoi sezonin e kaluar me gjermanët me 13 gola dhe 9 asiste në 36 sfida.



