Hysaj duhet të gjejë skuadër të re, trajneri i Lazios e nxjerr jashtë planeve

Hysaj duhet të gjejë skuadër të re, trajneri i Lazios e nxjerr jashtë planeve

Elseid Hysaj, pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Sipas raportimeve nga Italia, thuhet se mbrojtësi shqiptar, do të largohet nga Lazio.

Shkodrani nuk është në planet e trajnerit Igor Tudor dhe për këtë arsye duhet të gjejë një skuadër të re.

Kontrata e Hysajt me Lazion skadon vitin e ardhshëm, por me largimin e trajnerit Sarri, ky duket se do të jetë sezoni i fundit për të me bardhekaltrit.

30-vjeçari, po studion alternativat dhe skuadrat ku mund të vazhdojë karrierën e tij futbollistike.

Hysaj duhet të gjejë sa më shumë minuta, duke ditur që para është Europiani i verës, aty ku do të marrë pjesë me Kombëtaren shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy