Gol në ndeshjen speciale, Gjimshiti: I lumtur që shënova, duam vendin e parë

Gol në ndeshjen speciale, Gjimshiti: I lumtur që shënova, duam vendin e parë

Berat Gjimshiti po kalon një formë të shkëlqyer tek Atalanta këtë sezon. Mbrojtësi ishte vendimtar në ndeshjen e djeshme ndaj Sturm Graz në Europa League.

Futbollisti i Kombëtares, shënoi golin e vetëm të takimit, në ndeshjen speciale për të, sepse ishte e 200-ta me fanellën e Atalantës.

Gjimshiti foli pas ndeshjes, ku u shfaq i lumtur dhe deklaroi se qëllimi është ta mbyllin në vendin e parë.

Ishte një ndeshje speciale për mua, por edhe bëhej fjalë edhe për ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën pasi në lojë ishte kualifikimi për në fazën tjetër. Jam shumë i lumtur që shënova golin vendimtar.

Luajtëm mirë në pjesën e dytë, pasi në të parën gabuam shumë. Ndaj Sporting do të luajmë për të fituar, edhe pse bëhet fjalë për një skuadër të fortë. Gjithsesi, ne duam ta mbyllim grupin në vendin e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy