Interi fitoi Kupën e Italisë, Zhang: Besoj se do marrim edhe kampionatin

Interi fitoi Kupën e Italisë, Zhang: Besoj se do marrim edhe kampionatin

Interi fitoi ditën e djeshme Kupën e Italisë, pasi mposhti në finale Juventusin, me shifrat 4-2. Pas ndeshjes, presidenti i zikaltërve, Steven Zhang, u shfaq shumë i lumtur, ndërsa shtoi se kjo kupë do të mbetet në histori.

 Më tej ai shtoi se tashmë është momenti për të menduar për kampionatin dhe u shfaq besimplotë se skuadra do ia dalë të marrë titullin kampion.

Jam i nderuar çdo ditë që punoj me këtë grup njerëzish, brenda dhe jashtë fushe.

Djemtë dhanë përgjigjen e duhur, jemi të gjithë të lumtur. Kjo kupë do të mbetet në histori, por tani është momenti të mendojmë për titullin kampion të Serie A. Unë kam shumë besim se do ia dalim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy