
Sulemjan Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për kampionatin shqiptar.
Referuar klasikes, Starova tha se Tirana e meritoi fitoren ndaj Vllaznisë.
Më bëri përshtypje ndryshimi te Tirana. Shehi kishte një periudhë të lavdishme te Tirana. Skuadra e kaloi mirë, me fitore. Një rezultat tjetër do e agravonte situatën. Tirana në pjesën e parë u shfaq më shumë para portës. Tirana e meritoi fitoren, ndërsa Vllaznia kishte rastet e veta për shënim. Tirana nuk vodhi asgjë, e meritoi fitoren.
Starova foli ashpër edhe për trajnerin e Partizanit, Zoran Zekiç, i cili pas ndeshjes me Kukësin, tha se ka probleme personale, duke lënë të hapur një rikthim në Kroaci.
E kam humbur respketin për Zekiç. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, që të jesh në mes të sezonit dhe të dalësh të thuash kështu. Unë nuk e kam dëgjuar asnjëherë këtu tek ne, se të gjithë fakira kemi qenë. Të jesh në kontratë dhe të dalësh të thuash dua të ik se kam një hall. Ça halli ka?! Ke firmosur dhe merr lekët, me shumë sa do merrje në Kroaci.



