Yeremay Hernandez, objektiv i Chelseat

Yeremay Hernandez, objektiv i Chelseat

Ecuria e shkëlqyer e Yeremay Hernandezi-t me Deportivo La Corunan, po i siguron pretendentë cilësorë në merkato.

Sulmuesi, edhe pse në një kategori inferiore në krahasim me La Ligan po e tregon veten më së miri.

Tashmë Chelsea ka shfaqur interes për shërbimet e tij, një gjigand i Premier Leagues dhe jo vetëm.

Këmbanat e alarmit kanë filluar të bien në ‘’ Riazor ‘’ duke qenë se 22 vjeçari është një lojtar kyç në skemat e teknikut Oscar Gilsanz.

Drupal Ad

Mirëpo, një interes i tillë sigurisht do ta bëjë ta analizojë mirë të ardhmen sepse një kalim në ‘’ Stamford Bridge ‘’ do ti shërbente për tu përmirësuar në aspektin sportiv dhe pa dyshim do të ketë përfitime edhe në atë ekonomik.

Shifra e përcaktuar nga presidenti i bardhebluve Juan Carlos Escotet i arrin 20 milionë eurot, e papërfillshme për xhepat e Todd Boehly-t, i cili për hir të së vërtetës ka dhënë maksimumin për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ gjatë viteve të fundit.

Premier League vijon të mbetet një destinacion tejet atraktiv për çdo lojtar, një ndër kampionatet më kompetitivë dhe të bukur të kontinentit të vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy