Brdaric takohet me sponsorin e Vllaznisë, trajneri pranë rinovimit të kontratës

Brdaric takohet me sponsorin e Vllaznisë, trajneri pranë rinovimit të kontratës

Trajneri Thomas Brdaric është shumë afër firmës me Vllazninë edhe për sezonin e ardhshëm. Pak minuta më parë, ka përfunduar takimi mes trajnerit dhe sponsorit të Vllaznisë, Alban Xhaferi. Në dalje, Brdaric tha se në përgjithësi ishte një takim pozitiv për një kontratë të re dhe për më shumë, ditën e nesërme do të ketë një tjetër takim mes tij dhe drejtuesve shkodranë. Brdariç në fjalët e tij tha se klubi duhet të jetë më profesional dhe kjo është një prej arsyeve që ende nuk është gjetur akordi përfundimtar. Janë vetëm dy pika që kanë mbetur për t’u diskutuar nesër ku do të vendoset përfundimisht.

"Kemi vendosur për nesër dhe do shohim sëbashku dhe vendosim nesër. Duket mirë, por kemi nevojë të flemë sonte dhe nesër t'i shohim gjërat me qetësi. Jo, nuk mund të themi që është e mbyllur për të ardhmen sepse kemi dy pika ndërsa tjerat janë mbyllur dhe jemi afër besoj. E përgjithshmja është e mirë dhe jemi afër. Nuk është thjesht çështje parash, s'ka lidhje me paratë dhe ajo që unë kam kërkuar është që të jemi profesionistë dhe të gjejmë mundësinë për të punuar në grup. Kupat e Europës? E rëndësishme është se duhet ta përgatisim skuadrën për këtë kompeticion të rëndësishëm dhe për të ardhmen dhe kjo është e rëndësishmja përse ne duhet të punojmë në grup", u shpreh Brdaric pas takimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy