
Skuadra e Bayern Munchenit vijon të jetë një ndër protagonistët e kësaj merkatoje janari.
Bavarezët këtë herë i kanë shkelur syrin Nordi Mukieles, të cilit drejtuesit e Paris St Germain po mendojnë t’ia hapin derën e largimit nga ‘’ Parque de Princes ‘’.
Nën urdhërat e Luis Enriques mbrojtësi numëron vetëm 486 minuta në sezonin aktual, të pamjaftueshme për tu konsoliduar tek një ekip si kuq e blutë.
S’duhet anashkaluar fakti se 26 vjeçari pretendohet edhe nga skuadra të tjera me emër por rekordmenët e Bundeligës janë të vensodur të luftojnë deri në fund për të marrë shërbimet e ishi-t të Leipzig.
Një avantazh nëse do të vendosë të transferohet në ‘’ Allianz Arena ‘’ është se e njeh shumë mirë kampionatin gjerman për arsye se zhvilloi në të kaluarën katër sezone me Leipziguin dhe interesi i Bayern Munchenit konsiderohet një rritje vlerash për Nordi Mukielen.



