Donnarumma: Navas i shkëlqyer, por unë dua të jem titullar

Donnarumma: Navas i shkëlqyer, por unë dua të jem titullar

Gianluigi Donnarumma vendosi të largohej nga Milani, ku ai u rrit, për të vazhduar karrierën në Francë, te Paris Saint-Germain. Megjithatë pavarësisht se u afrua me bujë te klubi francez, portieri italian nuk e ka bërë ende debutimin, pasi para tij është preferuar Keylor Navas si titullar.

Për këtë ka folur edhe vetë Donnarumma, i cili për “Canal+”, është shprehur se dëshiron që të jetë titullar me skuadrën e PSG, duke thënë më tej se do që të bëhet portieri më i mirë në botë.  

“Unë erdha te PSG për të luajtur. Klubi më kërkoi dhe unë doja të vija këtu. Konkurrenca nuk më tremb. Navas është një portier i madh, por unë erdha këtu për të luajtur. Konkurrenca na bën mirë të dyve, kjo më bën të rritem akoma më shumë. Unë kam ardhur këtu për të luajtur dhe për këtë arsye do të bëj gjithçka për të qenë titullar. Unë jam gati për të luajtur.

Konkurrenca me Navas nuk krijon probleme në dhomat e zhveshjes. Kjo ndodh gjithmonë në ekipet e mëdha. Keylaor është një njeri shumë i mirë dhe nuk kemi probleme bashkë. Unë dua të bëhem numri një në botë dhe me punë e vendosmëri shpresoj të kem sukses.”, u shpreh Donnarumma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy