Manchester City , në avantazh për Bellingham

Manchester City , në avantazh për Bellingham

  Pas tërheqjes së Liverpoolit për Jude Bellingham ditën e djeshme, Manchester City  ka fituar terren dhe momentalisht konsiderohet në avantazh për të marrë shërbimet e mesfushorit.

Lajmi është bërë i ditur nga ‘ ESPN ‘ por s’duhet përjashtuar as Real Madridi , konkurrent shumë i fortë për bardhekaltërit.

Gjithsesi ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë të qartë se s’mund të maten me anglezët në aspektin ekonomik dhe ndoshta ky fakt mund të rezultojë determinant për skuadrën e Pep Guardiolas gjatë verës.

Dyshimet për qëndrimin e Bernardo Silvas dhe Ilkay Gundogan patjetër që i kanë vënë në lëvizje drejtuesit , të cilët synojnë ti ofrojnë një të ardhme ndryshe 19 vjeçarit dhe ta rikthejnë në Angli .

Një tjetër avantazh për Manchester City-n është se drejtuesit  gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera me ato të Borussia Dortmundit për arsye se në të kaluarën kanë arritur me sukses akordet për Erling Haaland dhe Manuel Akanjin .

Megjithatë , kurrsesi s’duhen nënvlerësuar madrilenët , pasi e kanë treguar në çdo merkato potencialin me transferimin e lojtarëve cilësorë ndër vite, të cilët do të zhvillojnë një supersfidë gjatë merkatos verore , me kampionët në fuqi të Premier Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy