
Prej disa kohësh Barcelona ka nisur të vëzhgojë talentë në Amerikën Latine, metodë e cila aplikohet prej vitesh nga spanjollët.
]Angelo Gabriel i Santos e ka impresionuar Xavi Hernandezin me vetëm 17 mbi supe por në orët e fundit në këtë histori është përfshirë një rival tejet potent.
Newcastle United , aktualisht klubi më i pasur në botë ka guxuar të sfidojë katalanasit , drejtuesit e të cilit i kanë ofruar 35 milionë euro brazilianëve për ekstremin.
Në plan të parë kjo lëvizje mund të konsiderohet paksa e nxituar për faktin është ende herët për të dhënë një verdikt për Angelo Gabriel por sipas specialistëve të futbollit do të jetë një ndër perlat e të ardhmes i cili mund ta ketë destinacionin final në Europë.
Traineri Eddie Howe e ka dhënë menjëherë ‘’ Ok ‘’ për transferimin e mesfushorit nga Brasilia në ‘’ St James Park ‘’ i cili mund të vihet nën dispozicionin e anglezit në momentin kur do të mbushë 18 vjeç .
Newcastle United sapo e ka filluar projektin me anë të cilit aspiron të jetë një klub elite por për arritjen në këtë stad duhet shumë punë dhe sakrifica pasi rivaliteti në Premier League dhe Europë sa vjen edhe ashpërsohet.
Anglezët kanë një avantazh të lehtë në këtë aspekt por jo gjithmonë mund ti prodhojë suksese sepse në shumë raste lojtarët e spikatur mund të vendosin për klube më prestigjoze dhe Newcastles i mbetet ende rrugë për të bërë për të qenë pjesë e tyre .



