Barcelona, ofensivë për Manuel Locatellin

Barcelona, ofensivë për Manuel Locatellin

Eleminimi i Juventusit nga Galatasaray në Champions League mendohet se do ti shërbejë si reflektim disa lojtarëve referuar të ardhmes. 

Priten largime nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë merkatos vijuese, duke qenë se pavarësisht ecurisë jo të mirë disa lojtarë kanë lënë gjurmë.

 Një ndër to është Manuel Locatelli, i pretenduar tanimë nga Barcelona. 

Italiani e ka konsoliduar vendin e një titullari, loja e të cilit është bazuar gjithmonë tek organizimi, të qënit solid në prapavijë dhe tek dhënia e zgjidhjeve në momente të vështira. 

Drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ e kanë ndjekur me kujdes progresin e mesfushorit i cili ka patur protagonizëm edhe tek kombëtarja ‘’ Azurre ‘’. 

Eksperienca e 28 vjeçarit vlerësohet nga traineri Hansi Flick, i cili kërkon të shtojë agresivitetin dhe efektivitetin në mesfushë, për ti bërë ‘’ Blaugranët ‘’ edhe më të frikshëm gjatë sezonit vijues.

 Momentalisht ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk po kalon një moment të mirë, si në aspektin sportiv edhe në atë institucional dhe nga ky fakt Joan Laporta do të tentojë në fundin e sezonit të firmosë me një ndër më të rëndësishmit e Igor Tudor. 

Si për Manuel Locatellin ashtu edhe për çdo lojtar tjetër pjesa e mbetur e sezonit konsiderohet deçizive me objektivin e arritjes në formën optimale në Botëror, i cili do të zhvillohet në verë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy