
Tek Juventusi prej kohësh ka nisur puna me objektivin e rikthimit tek titujt në sezonin vijues.
Janë bërë katër sezone që ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është distancuar nga trofetë, edhe pse gjatë kësaj jave e fitoi Kupën e Italisë.
Thuhet se Thiago Motta do të marrë drejtimin e bardhezinjve, i cili është shumë entuziast pasi ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Bolognan, skuadër që do të marrë pjesë në Champions League.
Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli ka përveshur mëngët dhe është vënë pas disa objektivave të ish mesfushorit, ndër të cilët është edhe Khephren Thuram.
23 vjeçari i Nicës, njëkohësisht djali i legjendës Lilian Thuram spikat për cilësitë në këtë repart, i aftë në rikuperimin e topave dhe vizionin për lojën, kontributi i të cilit i ka ndihmuar francezët për tu kualifikuar për në Europa League.
Stili i lojës së Juventusit përputhet me atë të lojtarit në fjalë, i cili mban mbi supe një eksperiencë të konsiderueshme në Ligue 1.
Negociatat ndërmjet ekipeve respektive vijojnë dhe ende është herët për të përcaktuar të ardhmen e Khephren Thuram, i cili premton shumë dhe për të parën herë në karrierë mund ta provojë veten tek një ekip me histori, sidomos në Itali.
Ambicjet e drejtuesve torinezë janë shumë të mëdha por rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet në çdo kompeticion dhe fatkeqësisht Juventusi nuk ka mundur ti arrijë objektivat në vitet e fundit.



